Vendosni fjalën kyçe....

Meta dorëzon në SPAK kallëzimin penal shtesë ndaj kreut të KED-së, Ardian Dvorani


Presidenti Meta ka çuar në Prokurorinë Speciale Antikorrupsion një kallëzim penal shtesë ndaj kreut të KED-së, Ardian Dvorani.

Njoftimi është bërë nga vetë institucioni i presidencës.

Ndërsa kreu i shtetit shkruan në Facebook se fakte të reja pritet të dalin në dritë për persona të tjerë të implikuar në grushtin e shtetit.

‘Të dashur qytetarë,

Pasi u njoha me provat e reja tronditëse të angazhimit të tij në grushtin e shtetit, sapo kam firmosur shtesën në kallëzimin penal ndaj z.Ardian Dvorani. Fakte të reja pritet të dalin në dritë edhe për persona të tjerë të implikuar në grushtin e shtetit, të cilët nuk do munden t’i shmangen përgjegjësisë për konsumimin e veprave të rënda penale. Ju garantoj se grushti i shtetit do të shpartallohet në mënyrën më shembullore!’ – shkruan Meta.

Ndërkohë në njoftimin e Presidencës thuhet:

Presidenti Meta dorëzon në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) kallëzimin penal shtesë ndaj z. Ardian Dvorani

Kallëzimi penal shtesë ndaj z. Ardian Dvorani.

Provat shtesë:

  1. Kryetari i Kuvendit i kërkon informacion KED
  2. Kryetari i KED i pergjigjet Kryetarit të Kuvendit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *