Mesazhe mbështetjeje janë përhapur për pilotin e NASCAR, Ryan Newman, i cili është në një gjendje ‘”serioze, por jo të rrezikshme për jetën’ pas aksidentit horror në xhiron e fundit të garës Daytona 500 në Florida, SHBA, të hënën.
Newman, 42 vjeç, po drejtonte garën duke iu afruar vijës së finishit, por u përplas pas murit me rreth 320 kilometra në orë e më pas u godit edhe nga shoku i tij i ekipit, Ryan Blaney, duke u rrotulluar në ajër para se të përplasej nga një tjetër makinë.
Piloti u dërgua menjëherë në spital ku për momentin raportohet se sipas mjekëve është në gjendje të rëndë, por jo në rrezik jete.