Vendosni fjalën kyçe....

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kinë shkon në 1.869


Numri i vdekjeve në Kinë nga shpërthimi i koronavirusit ka shkuar në 1,869, tha të martën Komisioni Kombëtar i Shëndetit.

Autoritetet thanë se 72.436 raste të konfirmuara janë raportuar, ndërsa në 24 orët e fundit 98 persona kanë vdekur dhe 1.886 raste të reja janë zbuluar.

Numri i të zbuluarve me virusin jashtë kontinentit të Kinës është 60 në Hong Kong dhe 10 në Makau. Koronavirusi, tani zyrtarisht i njohur si COVID-19, thuhet se u është transmetuar njerëzve nga kafshët, veçanërisht lakuriqët.

Ai është përhapur në më shumë se 20 vende të tjera, përfshirë SHBA-në, Singaporin, Francën, Rusinë, Spanjën, Gjermaninë, Italinë dhe Indinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *