Vendosni fjalën kyçe....

OFL-ja zbarkon në Berat, kujt iu kërkua deklarimi i pasurisë


Operacioni Forca e Ligjit, u ka kërkuar të justifikojnë pasurinë Gazmend Mahmutajt e Edison Çobos.

Personat në fjalë kanë marrë kërkesën me shkrim për të vetëdeklaruar pasuritë e tyre dhe burimet e saj.

Mahmutaj rezulton i dënuar në Itali me 25 vjet burg për trafik droge e prostitucion, ndërsa ka biznes në fushën e transportit të udhëtarëve.

Personi tjetër të cilit i kërkohet deklarimi i pasurisë e justifikimi i saj është Edison Çobo. Sipas policisë, ai rezulton i dënuar në Itali për trafik droge.

Në vitin 2013, ai bashkë me 3 persona të tjerë u akuzua për grabitjen me forcë banesën e bisnesmenit, Edmond Piti.

Çobo u arrestua më 24 mars 2018 pasi ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Fierit për prodhim e shitje droge në bashkëpunim dhe ndodhet në burgun 313 në Tiranë.

Njoftimi i OFL-së

‘Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon operacioni Forca e Ligjit, në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë. Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë shtetasve:

G.M., banues në Berat, i dënuar në Itali për “Trafikim të lëndëve narkotike”;

E.Ç., banues në Berat, i dënuar në Itali për “Trafikim të lëndëve narkotike”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK, të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special.OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.’


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *