Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Selitës në Tiranë. Një furgon dhe një makinë janë përplasur me njëri-tjetrin dhe pas kësaj përplasjeje dy drejtuesit e mjeteve janë konfliktuar fizikisht.
Është dashur ndërhyrja e policisë në mënyrë që të qetësohej situata. Sipas një dëshmitari i cili ka dërguar pamjet nga vendngjarja në redaksinë e JOQ, thotë se edhe efektivët janë goditur nga personat që ishin në furgon.
“Te ura e Selitës. Ishin goditur dy makina, një furgon me keta te zinjte me një Pasat. Dhe këta të zinjtë po bënin debat e donin të godisnin personin qe i kishte kapur pak fugonin. Në momentin që erdhi policia, e po i ndante, ata filluan të përlesheshin me policin. Derisa u shtua nr. i policëve dhe i kapën sepse në fillim ata e sulmuan policinë, dy prej tyre vunë dorë mbi policat.”