Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti mund të shpërndajë parlamentin, Rama: Nga Meta pres gjithçka, me Bashën do bëja marrëveshje kurdoherë


Kryeministri Edi Rama dha një prononcim lidhur me deklaratat e Presidentit Ilir Meta për një dekret të mundshëm të shpërndarjes së Parlamentit, ku theksoi se pret gjithçka.

Rama shtoi se edhe pse Meta u zgjodh edhe me votat e mazhorancës që ai drejton në ato momente ishte Presidenti më i mirë i mundshëm për opozitën ndërsa tashmë tha se është më i keqi për Shqipërinë.

“Nga Meta pres gjithçka, edhe mund të nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Parlamentit. Por që nuk e di si mund ta bëjë”-tha Rama në emisionin opinion.

Ndërsa i pyetur në studio lidhur me një marrëveshje të mundshme me kreun e opozitës, Rama u shpreh se “me Bashën do bëja marrëveshje në çdo datë 17 të çdo muaji”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *