Vendosni fjalën kyçe....

Rusia po konsideron t’u japë imunitet ish-presidentëve nga ndjekja penale


Presidentët rusë mund të fitojnë imunitet nga ndjekja penale pasi të largohen nga detyra sipas reformave të fundit kushtetuese të propozuara.

Reuters shkruan se propozimi, i bërë nga një grup pune parlamentar, vjen pasi Presidenti Vladimir Putin muajin e kaluar njoftoi reforma gjithëpërfshirëse në sistemin politik që do të zhvendoste disa kompetenca larg presidencës.

Nismat e Putinit shihen si një mënyrë për t’i lejuar atij të zgjasë pushtetin e tij edhe pas përfundimit të mandatit në vitin 2024.

Propozimet përfshijnë dhe imunizimin e ish-presidentëve nga ndjekja penale, tha Pavel Krashennikov, bashkë-kryetari i grupit të punës.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u tha gazetarëve se nuk do të komentojë propozimin e grupit punues në këtë fazë.

Pavel  Krashennikov nga ana tjetër kishte thënë në fillim të këtij muaji se presidentët rus mund të bëheshin senatorë për gjithë jetën pas mandatit të tyre.

Grupi i punës ka paraqitur dhe një varg propozimesh të tjera, përfshirë dhe ndryshimin e përshkrimit të punës së Putinit, nga “lideri suprem”“kreu i shtetit”.

Putin ka thënë se ndryshimet e propozuara do të vihen në një votim mbarëkombëtar, por ende nuk është caktuar një datë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *