Vendosni fjalën kyçe....

Shëndeti i Julian Assange-s drejt përmirësimit, nuk mbahet më në izolim


Shëndeti i themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange po përmirësohet. Siç shkruan Reuters, kolegu i tij dhe zëdhënësi i Wikileaks Kristinn Hrafnsson u tha gazetarëve të martën se Assange nuk po mbahet më në burg i izoluar dhe se shëndeti i tij po përmirësohet.

Assange mbahet në një burg në Londër, ndërsa po lufton kundër kërkesës së ekstradimit për në Shtetet e Bashkuara, ku ai përballet me 18 akuza, përfshirë këtu akuzën për komplot për hakimin e kompjuterëve të qeverisë duke shkelur një ligj për spiunazhin. Nëse ekstradohet dhe nëse shpallet fajtor për këto akuza, Assange mund të kalojë dekada të tëra në burg.

Hrafnsson po fliste përpara një seance gjyqësore për kërkesën e ekstradimit që fillon javën e ardhshme.

Përkrahësit e Assange kishin shprehur shqetësim mbi mënyrën se si ai po trajtohej në burg dhe për ndikimin që kjo ka sjellë në shëndetin e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *