Vendosni fjalën kyçe....

Të shkarkuarit nga vettingu krijojnë shoqatën “Drejtësi për Drejtësinë”


Magjistratët e shkarkuar nga vetingu me vendim të formës së prerë kërkojnë drejtësi. Ata janë organizuar në shoqatën “Drejtësi për drejtësinë”, tashmë e regjistruar në Gjykatën e Tiranës dhe pjesë e saj deri tani janë bërë rreth 15 gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar.

“Justice for justice” i ka nisur një letër Gjykatës së Strasburgut ku rendit një sërë faktesh pse procesi i vetingut në drejtësi, sipas tyre është i paligjshëm dhe shkel të drejtat e njeriut dhe është i kapur politikisht.

Qëllimi kryesor i shoqatës “Drejtësi për drejtësi” do të jetë pjesëmarrja si palë e interesuar në proceset gjyqësore në Strasburg, ku magjistratët e shkarkuar kanë paditur shtetin shqiptar për largim të padrejtë nga puna, raporton Euronew.al.

Magjistratët e shkarkuar ngrenë pretendimin se institucionet të cilat po kryejnë vetingun, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Posaçëm i Apelit vetë hetojnë dhe vetë gjykojnë. Gjithashtu, ata argumentojnë në letër se synimi i këtij procesi është reformimi i drejtësisë, por shkarkimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve po bëhet për qëllime politike.

Në letër ata citojnë dhe një deklaratë të kryeministrit i cili këtë proces e sheh si revolucionin francez të Shqipërisë dhe vetingun gijotinën e tij. Deri tani me vendim të formës së prerë janë larguar nga sistemi i drejtësisë rreth 40 prokurorë dhe gjyqtarë, ndërsa në Gjykatën e Strasburgut e kanë dërguar rreth 10 prej tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *