Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic ka zbuluar planet që do të finalizoheshin nëse ish-kryeministri i Ksoovës Ramush Haradinaj nuk do të vendoste taksën e famshme.
Pas kthimit nga Konferenca e Sigurisë në Mynih, Vuçiç deklaroi se Haradinaj nuk e kishte vendosur taksën vetë por se prapa qëndronte dikush nga ndërkombëtarët.
E pa kaluar ende një javë nga kjo deklaratë, Vuçic ka dhënë detajet e para mbi këtë. Në një intervistë për ‘Tv Happy’, Vuçiç ka vijuar me aludimet se një shtet i fuqishëm tij europian ka vendosur taksën me synimin për të larguar Serbinë nga dialogu në momentin kur po arrihej një marrëveshje kompromisi.
Ai tha se e gjithë bota u rebelua kundër tarifave, amerikanët më shumë se evropianët, sepse siç theksoi ai, kështu dëshironte një vend evropian, shkruan B92.
Vuçiç ka deklaruar se si pjesë e këtij kompromisi, Serbia do të merrte pjesën e Veriut të Kosovës dhe Anamoravën, por pas vendosjes së taksës kjo gjë ishte penguar.
“Amerikanë kanë kundërshtuar më zëshëm sesa Evropianët gjatë gjithë kohës. Është e pamundur që shqiptarët ta bëjnë një gjë të tillë pa mbështetjen e dikujt. Sigurisht, shqiptarët kanë pasur mbështetjen e shumicës së fuqive evropiane, për ta larguar Serbinë nga dialogu, në mënyrë që Serbia të mos arrijë të kërkojë as Veriun e Kosovës, Anamoravën, apo ndonjë gjë tjetër. Pra për të çuar poshtë ndonjë plan nga i cili Serbia do të merrte diçka”, ka thënë Vuçic, citon Kossev.
Vuçiç thotë se fillimisht nuk e kishte kuptuar një gjë të tillë, por se tashmë di gjithçka.