Vendosni fjalën kyçe....

Zëdhënësi i presidentit bën paralajmërimin e fortë: Do ketë disa dekrete kundër grushtit të shtetit


Zëdhënësi i presidentit të vendit Ilir Meta, ka deklaruar sot se së shpejti do të ketë disa dekrete për të penguar përpjekjen për grusht shteti të maxhorancës. Pas konferencës së djeshme të Jashtëzakonshme të Metës, pati aludime se presidenti do të shpërndante Parlamentin. Zëdhënësi Tedi Blushi shkruan se Parlamentin do e shpërndajë populli.

“Parlamentin do e shpërndajë populli. Presidenti vetëm do zbatojë vullnetin e tij.
Dhe dekretin për kthimin e ligjit për grushtin e shtetit do e vendosë populli. Presidenti vetëm do e firmosë në emër të tij.
DO KETË DISA DEKRETE PËR SHPARTALLIMIN E GRUSHTIT TË SHTETIT.
BËNI DURIM!
DEKRETET DO T’I ZBATOJË POPULLI SHQIPTAR!”– shkruan Tedi Blushi.

Ditën e djeshme, presidenti Meta tha se kishte një përpjekje për grusht shteti me letra nga ana e maxhorancës, duke iu referuar situatës në Gjykatën Kushtetuese.

Kreu i shtetit tha me tone të larta se grushtit të shtetit nga ana e mazhorancës do i përgjigjej me dekrete në mbrojtje të Kushtetutës.

Kreu i Komisionit të ligjeve, Ulsi Manja duke komentuar deklaratën e djeshme të presidentit tha se nëse Meta do shpërndante Parllamentin, kjo do të përbënte një shkelje të rëndë.

“Lidhur me shpërndarjen e parlamentit nga ana e presidentit, edhe në këtë rast kushtetuta e ka bërë të qartë se në cilat raste shpërndahet parlamenti, është diçka absurde ta mendosh. Besoj do të ishte shkelja më e rëndë, atentati më i rëndë që mund t’i bëhet Kushtetutës së vendit.”– tha Manja.

Presidenti tha dje se do depozitojë një shtesë të re në padinë ndaj kreut të KED-së, Ardian Dvorani. Sipas Metës, 3 ditë pasi ky i kishte dërguar një letër Gramoz Ruçit lidhur me procesin e emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ky i fundit i ka shkruar Dvoranit për ta pyetur se çpo bën presidenti (edhe pse ishte në dijeni). Dvorani i është përgjigjur brenda pak orësh Ruçit në emër të Këshillit të emërimeve në Drejtësi, pa organizuar më parë një mbledhje të këtij Këshilli, duke i dhënë kështu vetes kompetenca që s’i takojnë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *