Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Shkodër, makina humb kontrollin dhe përplaset me pemën, plagoset rëndë drejtuesi


Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër ku një makinë pasi ka humbur kontrollin është përplasur më një pemë.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Rrenc ndërsa ka mbetur i plagosur si pasojë e aksidentit shtetasi E.H 32 vjeç banues në Vrakë të Malësisë së Madhe.

Njoftimi i plotë:

Shkoder/ Informacion Paraprak

Më datë 19.02.2020, në orën 17:45, në fshatin Rrenc, Njësia Administrative Guri i Zi, Shkodër, mjeti tip Mercedez-Benz, që drejtohej nga shtetasi E. H. 32 vjeç, banues në Vrakë, Malësi e Madhe, si pasojë e humbjes së kontrollit ka dalë nga rruga duke u përplasur me një pemë, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili    është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.

Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *