Vendosni fjalën kyçe....

Atalanta gjunjëzon Valencian, Tottenham dështon ndaj Lepzig


Atalanta ka bërë një hap tejet të madh në përpjekje për të shkruar më shumë histori në Ligën e Kampionëve duke kaluar në fazën çerekfinale për herë të parë në histori të klubit, pasi e mundi bindshëm 4:1 Valencian në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të mërkurën në San Siro.

Tottenham, ndërkohë, është mposhtur në shtëpi 1:0 nga RB Leipzig, me klubin gjerman që e ka krijuar një përparësi të madhe para ndeshjes së kthimit në shtëpi pas tri javësh.

Dy gola nga Hans Hateboer, një nga Josip Ilici dhe një tjetër nga Romeo Freuler i mjaftuan skuadrës së Giampiero Gasperinit ta krijojë një avantazh të lartë para ndeshjes së kthimit pas tri javësh.

Denis Cheryshev e realizoi golin e vetëm për vizitorët nga Spanja, i cili mund t’i japë sado pak shpresë Valencias për ndeshjen e kthimit.

RB Leipzig bëri një hap të madh drejt kualifikimit në çerekfinale, duke e mundur Tottenhamin e Jose Mourinhos midis Londrës me rezultat minimal.

Timo Werner e shënoi golin e vetëm dhe të fitores në këtë takim, duke u treguar i saktë nga penalltia.

Tottenhami pati dy mungesa të theksuara në sulm, kapiteni Harry Kane dhe Son nuk u paraqiten si pasojë e lëndimeve.

Skuadra e Mourinhos do të kërkojë ta përmbys rezultatin në ndeshjen e kthimit pas tri jave në Gjermani, në mënyrë që të kalojë në çerekfinale. 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *