Vendosni fjalën kyçe....

“Avion apo bombë”, babai sirian shpik lojën për të ndihmuar vajzën të mos kalojë në traumë nga lufta (Videoja virale)


Shumica e fëmijëve do të qanin nga zhurma e bombave. Por vajza që shfaqet në këtë video qesh, e kjo falë babait të saj Abdullah al-Mohammad, i cili ka shpikur një lojë për të ndihmuar të bijën të mos kalojë në traumë për shkak të bombardimeve në Siri.

Ai lëshoi një video këtë javë në internet ku ata shfaqen duke luajtur lojën, video e cila tanimë është bërë virale dhe ka prekur njerëz në të gjithë botën.

“Ne do të qeshim kur ato të bien”- i thotë ai Salva-s.

Selva është 4 vjeç dhe familja e saj është larguar nga Idlib në Siri për t’iu shpëtuar bombardimeve, të cilat në ditët e fundit janë intensifikuar pas një ofensive të nisur nga forcat e regjimit ndaj bastionit të fundit të rebelëve.

Edhe pse strehohen në Sarmada prej kohësh, bombat e hedhura nga avionët dëgjohen herë pas here.

 Babai i vogëlushes tregon se e ka bërë të besojë të bijën se është zhurma e armëve lodër përmes kësaj loje e cila titullohet “Është avion apo bombë” dhe kush e gjen duhet të qeshë me të madhe.

Vajza shikon lart dhe një zhurmë e fortë dëgjohet në distancë. Për një sekondë duket e trembur e më pas vajza nis të qeshë me të madhe.

“Fëmijët vuajnë nga probleme psikologjike dhe probleme nervore për shkak të bombardimeve”- i tha Mohammad gazetës Telegraph. “Ajo është një fëmijë që nuk e kupton luftën, dhe ajo nuk ka pse ta kuptojë.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *