Vendosni fjalën kyçe....

Balliu sulmon prokuroren Imeraj: E vetmja shtëpia e saj që nuk preket në Astir


Shtyhet sërish seanca për ish-deputetin Klevis Balliu, i cili akuzohet në lidhje me përplasjet që kanë ndodhur në Unazën e Re mes banorëve dhe policisë.

Sipas ish-deputetit, këto seanca po zhvillohen vetëm sipas urdhrave politikë të kryeministrit Edi Rama dhe po zbvarriten po sipas urdhrave të tij.

Gjatë një deklarate për mediat, Balliu sulmoi dhe drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imerajn për të cilën tha se ka mbyllur pa u hetuar një sërë çështjesh, duke përmendur pishat e në kryeqytet që u mbollën dhe u thanë për pak kohë.

 “Janë 100 çështje në Gjykata për qytetarë.
Nëpër gjykata nuk i sjell ligji, kushtetuta por Edi Rama me urdhra politikë dhe me asgjë tjetër. Prokuroria nuk e di për çfarë akuzon. Fillimisht thanë se kam thyer krahun e një polici, tani polici me gjithë krahun kanë ikur në drejtim të paditur. Pse nuk funksionon ligji për dhunën makabre të banorëve të Bregut të Lumit, ku shefi i policisë u filmua në mënyrë flagrante duke gjuajtur një vajzë 9-vjeçare me shpullë? Pse nuk funksionon ligji për 40 mln euro të Unazës së Re?

Pse nuk funksionon ligji për ata që kanë vjedhur votat dhe janë kapur në përgjime? Pse nuk janë këta njerëz nëpër gjykata? Sepse këtu s’ka drejtësi. Sepse këtu drejtësia ka ikur në drejtim të paditur, sepse e ka zhdukur Edvin Kristaq Rama me Erion Veliajn, të cilit në këtë gjykatë unë ia kam sjellë kallëzimin penal për çështjen e pishave, që ka bërë kontratë direkte me Fusha Sh.p.k për pemë dekorative që është në kundërshtim të plotë, që është në kundërshtim të plotë me ligjin.

Dhe ia kam dorëzuar në dorë Elisabeta Imerajt, e cila rastësisht ka të vetmen shtëpi që nuk preket tek Unaza nga projekti i Unazës. Është pikërisht kjo shtëpi e familjes së Elisabeta Imerajt. Tani pse kjo Prokurori që përfiton nga ky projekt, nga bregu i 3-të na del në bregun e 1-rë, kjo Prokurori do t’i hetojë këto çështje?!

Si ka mundësi që Elisabeta Imeraj nuk e gjeti dot ligjin, kur flet për çështjen e banorëve të Unazës së Re, që flet për një tender fiktiv që ka dy dosje atje dhe nuk ka mbajtur një qëndrim për atë pjesë. Si ka mundësi që nuk gjen ligjet e shkelur nga Erion Veliaj për kontratën direkte të bërë me Fusha Sh.p.k, ku na dalin 8 mijë euro për një pishë. Ku janë parë këto pisha? Po këtu s’ka më as Prokurori, këtu s’ka më as gjykata, këtu ka vetëm thjesht një grup banditësh, kriminelësh, të lidhur me krimin e organizuar, duke filluar nga Edi Rama dhe lavatriçja më e madhe e Europës, Erion Veliaj, që erdhi me premtimin që s’do bëjë më pallate dhe ka bërë mbi 800 leje ndërtimi për kulla. 80% e tyre janë mbi 13 kate.”- tha Balliu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *