Vendosni fjalën kyçe....

Billie Eilish pranon mes lotësh çmimin “Artistja më e mirë ndërkombëtare”: Jam ndier e urryer kohët e fundit


Në ceremoninë e “BRIT Awards 2020”, këngëtarja Billie Eilish u vlerësua me çmimin si këngëtarja më e mirë ndërkombëtare.

Në momentin kur mori çmimin, këngëtarja e re shpërtheu në lot ndërsa e shfrytëzoi fjalimin e saj për të ndarë me publikun një moment emocional nga jeta e saj. Ajo pranoi se trollet në mediat sociale e kishin bërë atë të ndjehej e urryer.

“Doja të thoja diçka që po mendoja dy sekonda më parë… Jam ndjerë shumë e urryer kohët e fundit.” Pas një pauze të shkurtër ajo shtoi: “Dhe kur isha në skenë dhe ju pashë pashë ju njerëz duke buzëqeshur, me të vërtetë më bëri që të dua të qaj, dhe dua të qaj tani, kështu që faleminderit.”

Artistja e re disa herë ka folur hapur për problemet emocionale dhe mendore me të cilat ajo është përballur, gjatë rrugës së saj të famës, ku madje ka menduar edhe ti japë fund jetës.

Vetëm pak ditë më parë ajo kishte vendosur të tërhiqet nga mediat sociale, dhe në mënyrë specifike të ndalojë së lexuari komentet në Instagram.

Ajo tha për BBC: “Ndalova si dy ditë më parë. Unë kam ndaluar së lexuari komentet plotësisht. Po shkatërronte jetën time. Është e pazakontë. Sa më të mira të bëhen gjërat që duhet të bëni, aq më shumë njerëz ju urrejnë.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *