Vendosni fjalën kyçe....

Diplomatë amerikanë në gjyqin ndaj Arbër Çekajt, biznesmeni: I kërkova unë se ky është proces farsë


Në gjyqin e sotëm ndaj biznesmenit Arbër Çekaj dhe 2 të pandehurve të tjerë të akuzuar për trafikun e 613 kilogramë kokainë të kapur në Maminas, po marrin pjesë edhe diplomatë amerikanë.

Këta të fundit po monitorojnë nga afër procesin gjyqësor, pas kërkesës së Çekajt.

 “Kërkova ndërkombëtarët pasi ju nxituat për ta mbyllur këtë proces farsë. Më keni dhënë garanci në Gjermani për proçes të rregullt ligjor dhe nuk më jepni mundësi të mbrohem”- është shprehur Çekaj.

Biznesmeni Arbër Çekaj u arrestua në Gjermani dhe u ekstradua në Shqipëri pasi akuzohet për 613 kg kokainë të kapur në portin e Durrrësit, në shkurt të 2018-ës. 

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *