Vendosni fjalën kyçe....

Ervin Mete zgjidhet në krye të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare


Ish-zv.ministri i Financave, Ervin Mete, është emëruar në krye të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Vendimin është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Më herët ai ka qenë zv.ministër Financash por është liruar nga kjo detyrë në maj të vitit 2017. Mete zëvendëson në këtë pozicion Ervin Koçit, të cilit i mbaroi mandati.

Ky i fundit u emërua në këtë post më 6 prill 2017, pas shkarkimit të drejtueses së këtij institucioni Enkelejda Shehi.

Kandidatura e Ervin Metes për kreun e AMF-së ka qenë në kundërshtim me kriteret ligjore. Në nenin 5 të ligjit ‘Për AMF’ parashikohet se kryetari dhe anëtarët e bordit të këtij institucioni duhet të jenë të paangazhuar politikisht.

Nga të dhënat publike, del se Ervin Mete është kryetar i subjektit politik G-99, gjë e cila përbën ndalim ligjor që ai të zgjidhet kryetar i Bordit të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare.

Gjithashtu, aktiviteti politike i kandidatit Mete është më i gjerë se sa drejtimi i G-99. Emri i tij gjendet në listën e kandidatëve për Këshillin Bashkiak të Tiranës nga radhët e Partisë Socialiste.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *