Emigrantët që vijnë nga vendet e BE-së drejt Britanisë së Madhe, do të duhet të flasin anglisht shumë mirë dhe të kenë një ofertë pune që përfshihet në kërkesat e përcaktuara nga qeveria, gjë që pritet t’i japë fund forcës së lirë të punës që vjen në Britani nga kontinenti.
Masat janë pjesë e rregullave më të mëdha të shtrëngimit të kufijve, që kur Britania e Madhe u bashkua me Tregun e Përbashkët në vitin 1973.
Emigracioni me aftësi profesionale të ulëta do e kenë thuajse të pamundur që të futen në Britaninë e Madhe për të punuar, një sistem i ri i bazuar në pikë.
Mundësitë e emigrantëve nga Bashkimi Europian për të ardhur në Britaninë e Madhe e për të marrë një vizë pune do të jenë të njëjta me aplikantët nga çdo kontinent tjetër.
Ata do të duhet të paktën 70 pikë për të punuar në Britani, me pikët e ndara në nivelin e anglishtes, pagë mbi 25,600 stërlina dhe të dhëna të tjera shtesë.
Punëtorët me aftësi të larta, siç janë shkencëtarët, do të jenë në gjendje të vijnë pa ofertë pune pasi qeveria pritet të hapë dyert për personat e kësaj kategorie.