Pas minuta pas deklaratave të Spiropalit, ka ardhur edhe reagimi i zëdhënësit të Metës, Tedi Blushi.
Ai shkruan se presidenti nuk nxitohet por do presë opinionet zyrtare të EURALIUS-it pas mashtrimeve të qeverisë për opinionet e disa institucioneve lidhur me çështjen e betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Blushi ironizon në fund duke i thënë Spiropalit që të ketë durim dhe sa për gjuhën jashtë kontrollit, ajo dhe Skënderbeu udhëheqin në këtë drejtim.
‘Moj e Çmendura E., po edhe për grushtin e shtetit keni marrë konsensusin e SHBA-BE? Se Venecian që vetë e kërkuat, po vetë e përzutë! Megjithatë, ne nuk nxitohemi! Po presim edhe opinionet zyrtare të EURALIUS-it. Se kështu mashtruat ju edhe për opinionet që nuk ekzistojnë të KED, Shkollës së Magjistraturës, dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit, që shkëlqeu me delegjitimimin e ligjit tuaj anti-kushtetues të betimit buzë Lanës. Mbani fort oligarkët se ata janë të besës. Sa për popullin, do e shihni shumë shpejt! Edhe pak durim! Me qetësi dhe drejtësi! Për gjuhën jashtë kontrollit, nuk kemi koment, se ti na udhëheq në këtë drejtim bashkë me Skënderbeun tënd.’ – shkruan Blushi në Facebook.