Presidenti Meta ka dhënë një mesazh të drejpërdrejtë për firmosjen nga ana e tij të një dekreti në datën 2 mars që sipas tij do çmontojë përfundimisht grushtin e shtetit dhe do u nkthejë shqiptarëve institucionet e tyre.
Meta tha se grushti i shtetit po bëhej në emër të disa oligarëve, krimit të organizuar ndërkombëtar e mafies ndërkombëtare që duan ta kthejnë Shqipërinë në bazë ndërkombëtare të krimit të organizuar e lavatriçe të para së pistë.
‘Jam këtu për shpartallimin e grushtit të shtetit dhe kërkoj ndihmën e popullit për ta çmontuar atë. Ky grushte shteti është në emër të disa oligarkëve, të një pjese të mafias ndërkombëtare dhe krimit të organizuar, që duan ta bëjnë Shqipërinë një pikë për trafikun ndërkombëtar.
I kemi kërkuar qendrës së Botimeve Zyrtare që brenda 48 orëve të na përgjigjej lidhur me vendimin e KED-së për katër vakancat në Gjykatën Kushtetuese. Pjesëmarrës në grushtin e shtetit është qeveria e mazhoranca. Flasim këtu për një Parlament jokushtetues. Çdo ditë do ketë lajme për grushtin e shtetit dhe personat përgjegjës e të përfshirë në këtë grusht shteti.’ – tha Meta.