Vendosni fjalën kyçe....

Meta njofton tjetër konferencë për mediat: “Prova të reja për grushtin e shtetit”


Presidenti i vendit Ilir Meta ka njoftuar për një tjetër konferencë për mediat. Lajmi është dhënë nga zëdhënësi i tij, Tedi Blushi.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të japë sot, në ora 12:30 një konferencë për shtyp. PROVA TË REJA PËR GRUSHTIN E SHTETIT.”, shkruan Blushi.

Presidenti Meta, gjatë një konference të Jashtëzakonshme për mediat ditën e hënë, akuzoi kreun e KED-së, Ardian Dvorani se ka shkelur Kushtetutën sa i takon procedurave për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Kështu ai depozitoi një shtesë me prova të reja në padinë e tij në SPAK ndaj Dvoranit.

Gjatë kësaj konference, Meta përsëriti disa herë se kemi një përpjekje për grusht shteti nga maxhoranca, duke iu referuar kapjes së të gjitha institucioneve në vend e në veçanti atyre të sistemit të Drejtësisë.

Ditën e djeshme, Meta paralajmëroi se kishte fakte të reja ku përfshihen edhe persona të tjerë përveç Ardian Dvoranit, në atë që e cilëson si grusht shteti.

“Fakte të reja pritet të dalin në dritë edhe për persona të tjerë të implikuar në grushtin e shtetit, të cilët nuk do munden t’i shmangen përgjegjësisë për konsumimin e veprave të rënda penale.
Ju garantoj se GRUSHTI I SHTETIT DO SHPARTALLOHET NË MËNYRËN MË SHEMBULLORE!”- tha dje Meta.

Presidenti ka paralajmëruar se do t’i përgjigjet këtij grushti shteti përmes disa dekreteve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *