Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Rama do jetë përgjegjësi i parë, pas triumfit kundër grushtit të shtetit


Ashtu siç kishte paralajmëruar, presidenti Meta ka dalë para gazetarëve në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp.

Meta nisi paraqitjen e atyre që i quan prova të reja të grushtit të shtetit të ideuar nga kryeministri Rama dhe mazhoranca.

‘Vazhdojmë me prova të reja të përpjekjes së gjysmëparlamentit për hapin final të kurorëzimit të grushtit të shtetit. Iniciativa e disa deputetëve të rinj është një përpjekje e qeverisë dhe kryeministrit Rama për kapjen e shtetit dhe ai do jetë përgjegjësi i parë pas triumfit kundër grushtit të shtetit. Gjysmëparlamenti që shquhet për gënjeshtra e mashtrime, se nisma për të bërë betimet në lokalet e Lanës, ka marrë miratimin e Fondacionit Soros, Këshillit të Helsinkit, KLP-së, KLGJ-së, KED-së, Shkolla e Magjistraturës, Ministrisë së Drejtësisë etj, përgënjeshtrohen hap pas hapi nga Dvorani që thotë se nuk ka dhënë asnjë mendim lidhur me këtë çështje. Këtu keni një përgënjeshtrim tjetër të gjysmëparlamentit të deledeputetëve ku thuhet se Shkolla e Magjistraturës nuk ka dhënë mendim për këtë ligj fare.’ – tha Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *