Vendosni fjalën kyçe....

Paralajmërimi i princit Charles: Kemi vetëm 10 vjet kohë për të shpëtuar planetin


Princi i Uellsit ka bërë një paralajmërim ekstrem, se njerëzve i kanë mbetur vetëm dhjetë vjet kohë për të shpëtuar planetin.

“Ne me të vërtetë duhet të bëjmë diçka tani sepse teoria është se na ka mbetur vetëm kjo dekadë,” deklaroi ai, citon Daily Mail. Ai shtoi se “do të na duhet ta bëjmë në një kohë më të shkurtër se kaq nëse duam të kemi një shans sigurisht”.

Këtë deklaratë, princi Charles e bëri në 50 vjetorin e një fjalimi historik që ka pas bërë për mjedisin, ku kërkonte që natyra të vendoset përsëri në qendër të jetës moderne.

Në vitin 1970, ai kishte paralajmëruar për problemet e mbeturinave plastike, kimikateve që derdhen në lumenj dhe ndotjen e ajrit të shkaktuar nga fabrikat, makinat dhe aeroplanët.

Princi Charles tha se qeniet njerëzore “nuk ndërmarrin hapat e nevojshëm derisa të gjithëve t’u përplaset problemi në fytyrë”.  Sipas tij, duke e shpëtuar planetin tani “do të kushtojë më shumë sesa do të kushtonte nëse çështja do të ishte adresuar disa kohë më parë.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *