Qeveria e Kosovës ka votuar për të shfuqizuar vendimin për përfitimet e zyrtarëve edhe pas përfundimit të mandatit.
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se vendimi i qeverive paraprake duhet që të shfuqizohet për arsye se momentalisht ka pasoja të mëdha nga numri i madh i ministrave dhe zëvendësministrave, raporton Gazeta Express.
“Të shfuqizohet vendimi për përfitimet e zyrtarëve pas mbarimit të mandateve të tyre. Kemi pasoja të mëdha posaçërisht nga numri i madh i ministrave dhe zëvendësministrave nga qeveria e kaluar”- tha Kurti.