Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen në ajër dy avionë në Australi, humbin jetën katër persona (VIDEO)


Katër persona kanë humbur jetën pas përplasjes së dy avionëve në ajër në Mangalore, që ndodhet rreth 120 kilometra në veri të Melbourne-it në Australi.

Sipas ABC.net, avioni i parë që ishte ngritur nga pista në Mangalore po transportonte një pilot të trajnuar dhe një instruktor, ndërsa avioni i dytë ishte ngritur nga një aeroport tjetër.

Aksidenti ndodhi rreth orës 11:25 të mëngjesit, sipas orës lokale. Inspektori i Policisë, Peter Koger tha:“Ne nuk jemi të sigurt pse dy avionët ishin në të njëjtën trajektore ose pse ishin në atë zonë, por për fat të keq ata janë përplasur në ajër”.

Ai shtoi se “ekziston mundësia që ata të mos e kenë parë njëri-tjetrin” për shkak të reve.

Sipas Koger të dy avionët ishin “dëmtuar gjerësisht” para se të binin në tokë.

Dëshmitarët nga toka dhe disa të tjerë në një helikopter panë përplasjen në ajër dhe rrëzimin e avionëve.

“Është një tragjedi e madhe për të dy familjet … është shumë shqetësuese për të gjithë, përfshirë shërbimet e urgjencës që duhej ta shihnin këtë skenë sot”– vijoi më tej inspektori. Katër viktimat ende nuk janë identifikuar.

https://www.abc.net.au/news/2020-02-19/plane-crash-at-mangalore/11980844


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *