Një 42- vjeçar shqiptar është kapur në Itali pasi ishte shpallur në kërkim për 1.2 ton kokainë që ai ka transportuar në 3 vite me anë të anijeve të mallrave nga Amerika Jugore dhe Qendrore drejt Europës.
Prej 3 shkurtit shqiptari që jetonte në Itali ishte në kërkim nga autoritetet greke dhe me arrestimin e tij mediat italiane raportojnë se do i dorëzohet Greqisë.
Vetëm 1 muaj më parë u arrestuan shqiptarët Sandër Pema i cili ishte dhe koka i grupit, Arbër Përdeda, Ergon Tusi, Erlin Zotaj, Lek Doda dhe Maksim Preçi. Në Agrinjo të Patras, shqiptarëve dhe dy marokenëve ju kap sasia prej 1.181 ton kokainë në një operacion të drejtuar nga autoritetet greke në bashkëpunim me autoritetet shqiptare dhe DEA. Droga ishte fshehur në një kompleks dhomash plazhi të marrë me qira dhe Greqia ishte vetëm ndalesa e parë pasi më pas do të shpërndahej pjesë pjesë dhe në vende të tjera.
Nuk dihet nëse shqiptari i kapur në Itali ka lidhje me kokainën e kapur të Greqisë përderisa edhe ajo vinte nga Amerika Qëndrore.