Vendosni fjalën kyçe....

“Puthje Arktike”, dy akullthyese bërthamore filmohen duke u “përqafuar” mes oqeanit (Video)


Dy akullthyese bërthamore ruse janë ‘takuar’ diku në fushat e akullta të pafunda të Oqeanit Arktik, duke dhuruar një pamje spektakolare.

Videoja e postuar nga agjencia bërthamore e Rusisë ‘Rosatom’, tregoi akullthyesit e saj ‘Taymyr’ dhe ‘Vaygach’ pothuajse duke u prekur me njëra-tjetrën.

Takimi i akullthyesve është një procedurë rutinë, e nevojshme për të shkëmbyer furnizime, ngarkesa dhe ekuipazh mes anijeve që ndërmarrin udhëtime të gjata vetë.

Taymyr dhe Vaygach janë dy anije të klasës së njëjtë, 152 metra të gjata të akullthyesve bërthamore, të cilët mund të përshkojnë akullin deri në dy metra të trashë dhe të veprojnë në temperatura ekstreme deri në -50 Celsius.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *