Vendosni fjalën kyçe....

SHBA e hapur për shkëmbim territoresh? Grenell kritikon portalin: Fake news, as më keni pyetur


Pas lajmit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ende janë të hapura për një shkëmbim të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, vjen një reagim i ashpër nga Richard Grenell, i dërguari i Donald Trump për dialogun mes dy vendeve.

Grenell, e quajti “lajm të rremë” artikullin e portalit Euobserver, të publikuar të martën. Ai e ka kritikuar portalin duke thënë që për raportimin e kësaj ideje duhej të pyetej edhe ai para se të publikohej artikulli.

 “Lajm i rremë. Dhe, ju as që më keni kontaktuar për të më pyetur. Unë jam për atë që do të pajtohen palët – jam i fokusuar në zhvillim ekonomik, jo politikë”, shkruan Grenell.

Në artikullin në fjalë, Euobserver shkruante se SHBA-të se nuk e përjashtojnë një shkëmbim të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, përkundër kundërshtimit të Gjermanisë ndaj kësaj ideje.

Portali citonte një deklaratë të Mattheë Palmer, të dërguarit të posaçëm të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor. Ky i fundit tha të hënën se “varet nga palët të vendosin parametrat e dialogut”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *