Gripi i ka marrë jetën një personi të dytë për këtë sezon në Maqedoninë e Veriut. Autoritetet shëndetësore të shtetit fqinj kanë konfirmuar se gjatë fundjavës, një burrë ndërroi jetë për shkak të komplikimeve shëndetësore nga gripi sezonal ndërsa vuante njëkohësisht dhe nga një sëmundje tjetër.
Tetova Sot shkruan se momentalisht në Klinikën Infektive qëndrojnë të shtrirë rreth 40 pacientë me grip, ndërsa Instituti i Shëndetit Publik javën e kaluar regjistroi numër të lartë të rasteve me grip.
Të enjten përfaqësuesit e Komisionit për sëmundje ngjitëse do të shqyrtojnë mundësinë për mbylljen e përkohshme të shkollave, në rast se numri i rasteve me grip ka tejkaluar pragun normal të sezonit të gripit.
Kujtojmë se viktima e parë ishte një vajzë 13-vjeçare e cila ndërroi jetë javën e kaluar në Klinikën e Fëmijëve.