Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka shigjetuar sërish Presidentin e Republikës Ilir Meta lidhur me thirrjen për protestë në 2 mars.
Spiropali deklaroi në emisionin “Real Story”, se protesta bëhet në një moment kur po goditet krimi.
Ndërsa më tej Spiropali, e konsideroi puç të Presidentit ndaj Bashës lëvizjen për protestë.
“A kemi dhënë ne Leje presidentit për të bërë protestë? Leje e ka çdo qytetar për të bërë protestë. Kjo protestë vjen në një moment kur po goditet krimi. Protesta bëhet në kohën që Shqipëria ka marrë paratë për rindërtim, Meta synon ti bëjë puc shteti Lulzim Bashës, që të jetë kreu opozitar.
Ai po merr peng Lulzim Bashën. Këta duan që të anashkalojnë votën. Këta po duan që të vijnë në pushtet me dhunë sic thoshte sot kreu i shtetit. Në rast se dëgjon Sali Berishën dhe Ilir Metën, nuk ke nevojë që të dëgjosh më Bashën. Meta e Berisha i kanë bërë grusht shteti Lulzim Bashës”- u shpreh Spiropali.