Vendosni fjalën kyçe....

Televizioni spanjoll: Ronaldo i jep të fejuarës së tij Georgina një pagesë të kripur mujore, meqë kujdeset për fëmijët


Cristiano Ronaldo i ka lidhur një pagesë mujore të fejuarës së tij Georgina, thjesht për ta ndihmuar atë me shpenzimet e saj si dhe për shkak se kujdeset për fëmijët.

Si një mama që qëndron në shtëpi, televizioni spanjoll “Telecinco”  pretendon se Ronaldo është i lumtur që i dhuron 26-vjeçares Rodriguez çdo muaj një shumë nga 50 mijë deri në 100 mijë euro. Kjo sepse përveç vajzës së saj Alana, ajo kujdeset dhe për fëmijët e tjerë të Ronaldos, binjakët Eva dhe Mateo dhe Cristiano Jr.

E kështu nuk është çudi që Georgina Rodriguez i bleu të fejuarit të saj për ditëlindjen e tij të 35-të, një Mercedes G-Wagon.

Por Rodriguez nuk shpenzon vetëm paratë që i jep Ronaldo, ajo gjithashtu fiton rreth 6600 pound për një postim që bën në ‘Instagram’ për të reklamuar një kompani. Ajo numëron rreth 16.5 milionë ndjekës në rrjetin social.

Por jo gjithmonë jeta e Rodriguez ka qenë në këto standarde. Ajo u rrit në një fshat të vogël në Spanjën veriore, në Jaca.  Babai i saj është një ish-futbollist argjentinas, i quajtur Jorge ndërsa nëna është spanjolle, Ana.

Kur ishte e vogël, ajo dëshironte të ishte balerinë. Por për shkak se prindërit e saj nuk mund të përballonin ta dërgonin atë në shkollën e vallëzimit, Georgina vendosi të zgjidhte një karrierë në shitjet me pakicë të produkteve të modës.

Ajo ka provuar të punojë dhe si kamariere dhe në moshën 19 vjeçare u transferua në Bristol, ku ajo shiste vëthë duke fituar 9.50 pound në orë.

Për shkak se nuk fliste mirë anglisht, ajo u kthye përsëri në Spanjë për të punuar në Madrid në shitjet me pakicë. Dhe pikërisht në një dyqan Guçi ajo u takua me Ronaldon dhe pjesa tjetër është histori.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *