Vendosni fjalën kyçe....

U aksidentua duke bërë ski në Zvicër, princi i Danimarkës bëhet operacion


Princi i kurorës i Danimarkës është shtruar në spital pas një aksidenti me ski në Zvicër.

Princi Frederik, 51 vjeç, u dëmtua në shpatullën e tij të majtë ndërsa bënte ski në Verbier, në jug-perëndim të Zvicrës, një vendpushim ekskluziv ku ai shkon rregullisht me gruan e tij princeshën Mary, 48 vjeç dhe katër fëmijët e tyre.

Një shesh lojërash mbretërore për dimër, sipas Daily Mail-it, Verbier tërheq çdo sezon vizitorë të familjeve mbretërore duke përfshirë këtu princin William të Mbretërisë së Bashkuar, dukeshën e Kembrixhit dhe tre fëmijët e tyre George, Charlotte dhe Louis, si edhe Sarah Ferguson me vajzat e saj princeshat Beatrice dhe Eugenie.

“Lartësia e Tij Mbretërore, Princi i Kurorës, pësoi një dëmtim të vogël në shpatullën e majtë javën e kaluar gjatë skijimit në Zvicër”– tha të martën Drejtoresha e Komunikimeve Mbretërore Daneze, Lene Balleby.

Princi Frederik u shtrua në një spital të specializuar të nivelit të lartë në Kopenhagen pas kthimit të tij në Danimarkë, dhe të martën iu nënshtrua një operacioni.

Në një deklaratë zyrtare nga Dhoma Mbretërore Daneze thuhet se procedura ishte e suksesshme dhe nuk do të ndërpresë orarin e angazhimeve zyrtare të princit Frederik.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *