Vendosni fjalën kyçe....

Vijon përplasja qeveri-presidencë/ Blushi-Manjës: Zëdhënës i dosjes së Dibrës të presim në zyrë për faktet e reja


Ka vijuar përplasja mes Presidencës dhe mazhorancës, ku këtë herë aktor është bër kreu i komisionit të ligjeve, Ulsi Manja.

Manja me një postim “filozofik” shkruan: “Zoti President mos e dëgjo Ilir Metën dhe ti zoti Ilir mos e çmend Presidentin! Gjeni gjuhën e bashkëpunimit sa më parë se mirë u bëtë gazi i botës, po po e bëni edhe Shqipërinë gazin e botës! Ju lutem, takohuni dhe ulni gjakrat, mos u kacafytni brenda të njëjtës kokë. Duhet qetësi!”-shkruan Manja.

Nga ana tjetër ka reaguar Tedi Blushi i cili e fton siç e quan ai “zëdhënësin e dosjes së Dibrës që të shkojë në Presidencë në konferencës e radhës pasi do ketë fakte të reja për kapjen e kushtetutës.

Ftohet zëdhënësi i Dosjes së Dibrës të marrë pjesë nesër në konferencën e radhës për shtyp në Presidencë, e madje të bëjë pyetje dhe debat para gazetarëve, jo vetëm si kryetar i Komisionit të Ligjeve dhe lider i reformës në drejtësi, por dhe si filozof i paparë që u shfaq sot.
Me qetësi dhe drejtësi!
Deri në 2 mars jemi të bindur se do bashkohesh me mbarë popullin kundër grushtit të shtetit. Se faktet e reja tronditëse do bëjnë të harrohet dhe Dosja 184.
Presidenti të pret nesër në Presidencë, t’i dëgjojë këshillat e tua nga afër. Ai do të trajtojë me më shumë përulësi, se sa e trajtove ti në Komisionin Parlamentar. Të presim
!”-shkruan Blushi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *