Vendosni fjalën kyçe....

Vijon përplasja, Soros kërkon përsëri largimin e Zuckerberg-ut nga Facebook-u


Vijon përplasja mes George Soros-it dhe Mark Zuckerberg. Soros ka bërë thirrje edhe një herë për largimin e lidershipit aktual të Facebook, duke i akuzuar ata për bashkëpunim me presidentin amerikan Donald Trump.

Ky reagim i Soros-it vjen pasi Zuckerberg u lut për më shumë rregullime qeveritare për mediuat sociale.

“Do të thotë që unë mbështes rregullimin qeveritar të platformave të mediave sociale”, tha Soros në një letër drejtuar Financial Times të botuar të martën, por shtoi se Zuckerberg nuk ka nevojë për rregullim qeveritar për të ndaluar pranimin e të gjitha reklamave politike deri pas zgjedhjeve të SHBA-së në nëntor të 2020-ës.

Soros akuzon Zuckerberg se është “i angazhuar në një lloj marrëveshje të ndihmës së ndërsjellë me Donald Trump-in që do ta ndihmojë atë të rizgjidhet”. Ai përsëriti dhe kërkesën e tij që Zuckerberg dhe Sheryl Sandberg “të hiqen nga kontrolli i Facebook-ut”.

Një ditë më parë, Zuckerbegr u lut për një lloj rregullimi qeveritar që do të krijonte linja të qarta për çështje që “prekin vlerat themelore demokratike”. E ai mori si shembull “Zgjedhjet” dhe “përmbajtjet e dëmshme”.

“Unë besoj se rregullat më të qarta do të ishin më të mira për të gjithë”– shkruante Zuckerberg, siç duket i irrituar nga fluksi i kundërshtimeve tëpartive politike, që ia vënë fajin Facebook-ut për humbjen e zgjedhjeve dhe referendumeve për të cilat besojnë se u takon fitorja. Duke iu referuar zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së në 2016-ën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *