Vendosni fjalën kyçe....

Avionët rus bombardojnë ofensivën e rebelëve në Idlib të mbështetur nga Turqia


Ministria Ruse e Mbrojtjes lajmëroi se Forcat e saj Ajrore kryen bombardime për të zmbrapsur një sulm ushtarak kundër Ushtrisë Siriane në Idlib nga forcat opozitare të cilat tentuan të shkelnin linjat mbrojtëse të forcave qeveritare me mbështetjen e Turqisë.

Forcat kundra-qeveriatare filluan një “sulm masiv” në juglindje të qytetit të Idlib, duke përdorur shumë automjete të blinduara“-tha Qendra Ruse e Pajtimit në Siri të enjten, duke shtuar se ishte artileria turke që i ndihmoi ata të shkelnin mbrojtjet e ushtrisë siriane në disa zona.

Pamjet ajrore të publikuara nga Ministria Ruse e Mbrojtjes tregojnë një bateri turke vetëlëvizëse Howitzer që bombardon pozicionet e ushtrisë siriane.

Me kërkesën e Damaskut, avionët rusë Su-24 goditën grupet e armatosura në avancim, duke ndihmuar forcat siriane për të zmbrapsur ofensivën, duke shkatërruar një tank dhe gjashtë automjete luftarake këmbësorie, midis pajisjeve të tjera.

Forcat turke ndaluan kazermën e artilerisë pasi Moska kontaktoi Ankaranë. Qendra e Pajtimit tha gjithashtu se bombardimet turke lanë katër ushtarë sirianë të plagosur. Moska gjithashtu i bëri thirrje edhe një herë Ankarasë që të pushojë mbështetjen e saj për opozitarët në Idlib.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Turqisë tha se dy ushtarë turq u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën nga sulmet ajrore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *