Vendosni fjalën kyçe....

Basha takon punonjësit e Poçemit: Ju jap fjalën se do t’i zhbëj të gjitha padrejtësitë ndaj jush


Kryetari i Partisë Demokratike ka shkuar të takojë nga afër punonjësit e nënstacionit të Poçemit, të cilët sot kanë hyrë në ditën e tetë të grevës së urisë.

“Mbështetje pa kusht për punëtorët dhe kërkesat e tyre! Ata janë tradhëtuar, dhe keqtrajtuar nga qeveria. Viktimat e Edi Rames janë njerëzit e thjeshtë, qytetarët e ndershëm shqiptarë që luftojnë për mbijetesë dhe një jetë normale.

Në këtë betejë unë dhe Partia Demokratike do jemi zëri juaj, do jemi mbështetja juaj. Beteja juaj është beteja e çdo shqiptari, ne do të na keni në krah deri në plotësimin e kërkesave tuaja të drejta. Ju jap fjalën se do ti zhbëj të gjitha padrejtësitë ndaj jush.”– shkruan Basha i cili ka publikuar disa foto nga vizita e tij.

Nuk dihet nëse kryedemokrati do t’i bëjë edhe një vizitë edhe naftëtarëve të rafinerisë së Ballshit pak kilometra më tutje, të cilët janë gjithashtu në grevë urie prej katër ditësh. Të dy palët ndajnë të njëjtin hall, mosmarrjen e pagave deri në 27 muaj. Basha i quan të drejta kërkesat e grevistëve dhe kërkon që problemi i tyre të marrë sa më parë zgjidhje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *