Turqia është e gatshme të arrijë një kompromis me Greqinë për sa kohë që kjo e fundit është e gatshme të ndajë territoret në Mesdheun Lindor, tha të enjten ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu.
‘Ne i themi Greqisë se mund të arrijmë një marrëveshje për sa kohë që ju jeni gati për kompromis. Jini të gatshëm për të ndarë territoret në Mesdheun Lindor,’ u citua të thoshte për TRT, Cavusoglu.
‘Sidoqoftë, nëse vazhdoni të uzurponi të drejtat e turqve qipriotë, ne do t’i vazhdojmë këto hapa pa u ndaluar,’ shtoi Cavusoglu, duke shtuar se i takon Ankarasë të vendosë nëse do të bëjë kërkime të energjisë në Detin Egje, Mesdheun Lindor apo Detin e Zi .
Komente të tij erdhën një ditë pasi Greqia hodhi poshtë një deklaratë të presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, se ai ka pranuar status quo-në që Turqia dëshiron në Mesdheun Lindor, duke thënë se nuk e ka bërë këtë dhe se ka denoncuar bashkë me bashkësinë ndërombëtare lëvizjet e Turqisë.