“Nerazzurri” janë të interesuar të përforcohen në fazën e sulmit për sezonin e ardhshëm. Sulmuesit belg do t’i skadojë kontrata me Napolin gjatë verës
Interi po planifikon të përforcohet për sezonin e ardhshëm.
“Nerazzurri” ia kanë vënë syrin sulmuesit të Napolit, Dries Mertens.
Këtë e ka bërë të ditur portali italian “Calciomercato”.
Sulmuesi belg do të jetë lojtar i lirë nga muaji qershor dhe Zikaltrit po mendojnë ta sjellin atë në Milano.
Mertens i ka realizuar 6 gola në 18 ndeshje në Serie A këtë sezon me Napolin.
Ai kërkohet edhe nga klubet angleze, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.