Nëntë kryetarë bashkie në Francë kanë ndaluar të sëmurët, në një veprim simbolik për të nxjerrë në pah mungesën e mjekëve vendas.
Një dekret i nënshkruar nga kryetarët e bashkive në pjesët rurale të Sarthe, një zonë në perëndim të Parisit, thotë se kërkimi i kujdesit mjekësor për shkak të aksidentit ose sëmundjes është i ndaluar.
Ata thonë se qëllimi i tyre është të paralajmërojnë qeverinë për vështirësitë e marrjes së shërbimeve shëndetësore në zonë.
Sipas BBC-së, problemet që ata theksojnë janë çështjet e personelit, mungesa e shtretërve dhe mbyllja e objekteve.
Dekreti me katër nene thotë se është e ndaluar të kërkohet kujdes mjekësor, të ketë një aksident ose “të ketë lindje me probleme shëndetësore” në zonë.
Sidoqoftë, në dekreti është shtuar me ironi që lejohet transferimi në Paris për “shërbime shëndetësore efikase“.
Dekreti nuk ka asnjë forcë ligjore. Përkundrazi, është përshkruar si një “veprim simbolik, por i fortë” nga kryetarët e bashkive.