Vendosni fjalën kyçe....

Lefter Maliqi: E mbështes Metën, por protesta mos të jetë si të tjerat e të rrëzojë Ramën


Pas thirrjeve të presidentit Ilir Meta për një protestë më 2 mars, deputeti Lefter Maliqi tha se e mbështet këtë ide por pret që kjo protestë të sjellë rrëzimin e kryeministrit Rama.

Në një konferencë për shtyp, Maliqi i kërkoi Policisë që gjatë këtij tubimi të ketë kujdes me gazin lotsjellës dhe të marrë shembullin e Policisë së vitit 1991, kur u rrëzua busti i enver Hoxhës. 

“Unë e mbështes Metën dhe i bëj thirrje të gjithë socialistëve, demorkatëve, dhe të jenë në 2 mars por mos jenë protesta me drita ndezur por të rrëzohet ky diktatori. E mbështes vetëm për një fakt Metën, që ishte student i dhjetorit edhe pse më vonë i shërbeu PS-së.
Të gjithë e dinë që po u kap Kushtetuta, do të njihen zgjedhjet moniste. Në këtë manifetim të madh i bëj thirrje Policisë së Shtetit, që është në një vetting fallco dhe kryetare e saj është një grua që e ka burrin oficer të thjeshtë.

Policia të përgjigjet si policia e 1991, të distancohet nga vendimet dhe thirrjet politike. Dhe kujdes me gazin lotsjellës. I bëj thirrje edhe atij policit të kombinatit që shet mend nën urdhërat e ministrit të brendshëm .

860 milion euro kredi janë taksat tona, shtëpitë do të bëhen, prandaj më 2 mars të gjithë socialistët, miqtë e mi, përkrahësit e vendit të jenë aty, ndërkombëtarët të ndërhyjnë dhe mos ketë konfrontim dhe vendi të shkojë në zgjedhje.

Meta ka qenë në grevë në vitin 1991 për sistemin, kurse sot këta bëjnë marrëveshje ende. Shqiptarët po ikin, në Rinas janë duke ikur, në kufi janë duke ikur, droga po lulëzon . Të dashur shqiptarë jemi në një ditë ku thërret qameti, mos e shikoni vendit të qetë. Ta rrëzojmë këtë diktator dhe t;ia lëmë propagandën disa ministrave kukulla që nuk kanë lidhje me PS.”- tha Maliqi.

Deputeti i të ashtuquajturës opozitë parlamentare, tha se të gjitha institucionet në vend janë të kapura nga maxhoranca, duke mbështetur idenë e presidentit. Ai i kërkoi dhe ndërkombëtarëve të ndërhyjnë në mënyrë që mos ketë konfrontime dhe që të gjendet një zgjidhje për ta çuar vendin drejt zgjedhjeve.

“Enveri kishte vetëm bllokimin e kufijve, dhe varfërimin e shqiptarëve. Kurse ky kryeministri jonë ka për qëllim edhe largimin e shqiptarëve. Do i përgjigjem nismës së studentëve të dhjetorit para teatrit, ashtu siç kam qenë në çdo protestë, për Anti- Shpifjen, Teatrin, apo dhe Astirin. Jemi në një luftë me krimin palë me qeverinë.

Të gjitha insittucionet janë të kapura, kryebashkiakët janë bërë drejtorë rajonalë, janë të gjithë të PS. Reforma në Drejtësi e ashtuquajt reformë, siç tha kryeministri që kërkuam mbështetjen e SHBA dhe BE, SPAK-u nuk po funksionon, krimi dhe korrupsioni, e patë dje në Elbasan se çfarë ndodhi me një vagabond që kërcënoi me jetë o tërhiq kallëzimin o të vras.”- janë fjalët e deputetit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *