Zonja e parë e SHBA-së, Melania Trump ka pranuar një çmim nga një shkollë kristiane në Florida, për fushatën e saj “Be Best” kundër bullizmit dhe përdorimit të opiumit.
Gjatë fjalimit të saj, zonja Trump ka paralajmëruar dhe kundër rreziqeve të përdorimit të mediave sociale.
“Teknologjia është bërë një pjesë e përditshme e jetës së fëmijëve tanë në mënyra pozitive dhe negative. Ne jetojmë në një epokë ku shumë njerëz lejojnë numrin e shpërndarjeve ose pëlqimeve që të përcaktojë vlerën e tyre personale”– paralajmëroi zonja e parë.
“Jam i bindur tani më shumë se kurrë se mësimi i sjelljes së shëndetshme në internet është thelbësore për të siguruar një të ardhme më të sigurt për fëmijët tanë”– shtoi ajo.
Jashtë eventit, fanset e zonjës së parë e përshëndetën atë dhe fushatën e saj me pankarta dashamirëse.
Siguria në internet është një nga tre shtyllat e fushatës “Be Best” të Melania Trump, së bashku me mirëqenien dhe abuzimin me opiumet.
“Zonjat e Para përcaktojnë historinë e vendit tonë. Ne jemi të nderuar ta njohim zonjën Trump si një Grua të Dalluar dhe e vetmja zonjë e parë që nga zonja Kennedy që ishte banore e Palm Beach”– tha Frances Fisher kur dha lajmin se cmcimin e kishte fituar zonja Trump.
Melania tha se SHBA-ja ka shënuar rënien e parë të vdekjeve nga opiumi në tre dekada vitin e kaluar, duke vlerësuar për këtë programet e burrit të saj, Donald Trump.