Vendosni fjalën kyçe....

Naftëtarët e Ballshit në protestë të dielën: Po s’morëm përgjigje nga kryeministri, do ngujohemi në Uzinë


Në ditën e katërt të grevës së urisë, naftëtarët e Ballshit kanë paralajmëruar se ditën e dielë do të organizojnë një protestë në rrugët e qytetit së bashku me familjarët e tyre. Në rast se nuk do të marrin një përgjigje nga kryeministri Edi Rama ditën e dielë, ata thonë se të hënën do të ngujohen në Uzinë.

“Duam rrogat e prapambetura. Presim që të dielën të bëjmë një tubim shumë të madh. Do të bashkohemi të gjithë e nëse nga kryeministri nuk kemi një përgjigje, të hënën do të futemi në uzinë të ngujohemi. E kemi shpresën te uzina e Ballshit. Shteti po në kërcënon me këtë mos begenisje. Jemi shumë që presim nga kjo uzinë. Do të ngujohemi në vendet e punës.” – tha një nga naftëtarët.

Dy janë kërkesat e naftëtarëve të rafinerisë së Ballshit: Të marrin pagat e prapambetura dhe të rinisë puna në Uzinë.

Kërkesa e dytë konsiston në një investim të kësaj uzine.

“Rinisja e  punë është që të investohet, jo llafe boshe. Kanë qenë deri tani investime fiktive. Materialet kanë qenë në uzinë, nuk është investuar gjë. Duam pagat dhe investim real. Që të vihen në punë pajisjet dhe të mirëmbahen.”– tha një nga grevistët.

Gjendja e tyre në ditën e kartët të grevës së urisë paraqitet e rënduar, e pavarësisht kësaj ata nuk kanë pranuar të marrin ndihmë mjekësore./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *