Prokuroria e Tiranë ka marrë të pandehur Ervis Martinajn, ndërsa në kërkim është ende Merviol Billo.
Kjo ka të bëjë me ngjarjen e rëndë të 4 tetorit 2018, ku pas përplasjes me armë në një lokal në ish-Bllok u vra Fabiol Gaxha e u plagosën Ervis Martinaj e Elon Hato.
Billo akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese ndërsa Mata e Martinaj akuzohet për 4 akuza.
Ndaj 38-vjecarit, prokurorët e çështjes kanë ngritur 4 akuza penale: ‘Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për vrasje’, ‘Fshehja e të ardhurave’, ‘ Falsifikim i pasaportave, kartave të indentitetit, vizave’, si edhe ‘ Organizim ose ushtrim i veprimtarisë së lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin’.