Vendosni fjalën kyçe....

PS nuk i pranon propozimet e opozitës, Gjiknuri: S’mund të bllokohet Vettingu për Kolegjin Zgjedhor


Pas mbledhjes së sotme të Këshillit Politik, Damian Gjiknuri ka deklaruar se nuk i pranon propozimet e opozitës, lidhur me moratoriumin 4-vjeçar për gjyqtarët që merren me ankimimet zgjedhore.

“Sot patëm takimin e radhës, ku diskutuam mbi disa nga propozimet e PD, me keqardhje konstatuam disa propozime që kanë nevojë për rishikim, pasi vendosin në dyshim gjithë Reformën në Drejtësi dhe rendin kushtetues. 

Nuk mund të sjellim hallet politike që kemi, në tryezën e Reformës Zgjedhore, ne jemi të hapur gjithsesi për të diskutuar. Jemi duke negociuar për disa çështje, por rendi diskutues nuk mund të vihet në pikëpyetje, për shkak të disa interesave partiake.”– tha Gjiknuri.

Deputeti theksoi se ”Nuk duket normale që procesi i vettingut të bllokohet për shkak të formimit të Kolegjit Zgjedhor.”

Partia Demokratike propozoi për gjyqtarët që do të përbënin Kolegjin Zgjedhor një moratorium 4- vjeçar. Kjo do i përjashtonte nga Vettingu deri në mbarimin e mandatit të tyre. Opozita e justifikon këtë, duke thënë se gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor janë nën presion prej Vettingut dhe nuk mund të marrin vendime të paanshme për ankimimet në zgjedhje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *