FIFA ka publikuar renditjen e kombëtareve për muajin shkurt.
Në vend të parë vijon të jetë ende kombëtarja belge, që ndiqet nga Franca e Brazili. Ndër dhjetë ekipet e para janë edhe Anglia, Uruguai, Kroacia, Portugalia, Spanja, Argjentina e Kolumbia.
Për sa i përket kombëtares shqiptare, ajo nuk ka lëvizur nga vendi i 66-të ndërsa në vendnumëro ka mbetur edhe kombëtarja e Kosovës që mban vendin e 115-të.
Të bie në sy se kombëtare si Italia e Gjermania nuk janë pjesë e dhjetë ekipeve më të mira në botë.