Vendosni fjalën kyçe....

“Qeveria akte për t’i rrëmbyer Presidentit kompetencat për Gjykatën Kushtetuese”, reagon PD: Faktet janë të rënda


Partia Demokratike ka reaguar pas publikimit ditën e sotme nga Presidenti me faktet që qeveria dhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi kanë kryer për të kapur Gjykatën Kushtetuese.

Në dokumentet e publikuara nga Presidenti janë shpërndarë edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi i cili thotë se qeveria ka ndërmarrë veprime për të rrëmbyer kompetencën kushtetuese Presidentit.

Tentativa kriminale e Edi Ramës për uzurpimin e Gjykatës Kushtetuese u çmontua sot me të tjera fakte të pakundërshtueshme nga Institucioni i Presidentit të Republikës.

Qeveria e Edi Ramës me Etilda Gjonajn, Parlamenti i Edi Ramës me Gramoz Ruçin, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i Edi Ramës me Ardian Dvoranin tani janë të provuar me dokumente zyrtarë se janë pjesë e një organizate mafioze për të asgjesuar pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese që në lindje. Me një skemë kriminale, Qeveria ka ndërmarrë veprime aktive për t’i rrëmbyer kompetencën kushtetutese Presidentit të Republikës për emërimin e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese dhe për të emëruar aty një shërbëtore politike të Qeverisë.

Dokumentat e bërë publikë nga Presidenti janë tronditës. Qeveria boton në Fletoren Zyrtare një akt për llogari të KED-së, që sipas Kushtetutës është një institucion pa asnjë lidhje me Qeverinë. Është një tjetër akt i paprecedentë që minon ndarjen dhe balancimin mes pushteteve, shtetin ligjor dhe besimin e qytetarëve tek drejtësia, zhbën Reformën në Drejtësi dhe thellon krizën politike dhe institucionale në vend”-shkruan Bardhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *