Vendosni fjalën kyçe....

“Rama e Gjiknuri peng i “çunave problematikë”, s’do arrijnë ta bllokojnë dot reformën zgjedhore” – Vasili


Përfaqësuesi i opozitës në tryezën për reformën zgjedhore, Vasili, ka thënë ditën e sotme se anëtari socialist në këtë tryezë, Gjiknuri, po provokon bllokimin e reformës zgjedhore.

Vasili shkruan se Gjiknuri kërkon të bllokojë propozimet e opozitës pasi ka mision bllokimin e reformës.

Ai ironizon se Rama e Gjiknuri janë peng të ‘çunave problematikë’, por nuk do ia dalin dot që ta bllokojnë reformën.

‘Damian Gjiknuri provokon bllokimin e Reformes Zgjedhore! Eshte e qarte qe Gjiknuri dhe Rama kane vetem nje mision te bllokojne reformen zgjedhore. Gjiknuri kerkon te bllokoje tranparencen e votes se lire dhe te ndershme duke u fshehur pas pallavrave edramiste per reformen ne drejtesi dhe shashkave propagandistike bajate. Gjiknuri kerkon te pengoje propozimet e opozites se bashkuar per reformen zgjedhore, per pastrimin e zgjedhjeve te ardhshme nga llumi i turpit te dosjes 184 dhe 339. Gjiknuri e Rama si peng te ‘çunave problematike’ te Dibres dhe te Shijakut kane vetem nje interes ate qe te bllokojne me cdo forme reformen zgjedhore. Rilindja nuk e bllokon dot reformen zgjedhore edhe sikur ne vend te Gjiknurit te sjelle furgonin e ‘çunave problematike.’ – shkruan Vasili.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *