Vendosni fjalën kyçe....

“Ramës i mungojnë 260 milionë dollarë në arkat e shtetit vetëm për vitin 2019” – Teliti


Eksperti i ekonomisë në PD, Dorjan Teliti ka thënë sot se kryeministri Rama ka dështuar me ekonominë, gjë të cilën nuk e fshehin dot as të dhënat zyrtare.

Teliti vëren se për vitin 2019, arkës së shtetit i mungojnë 260 milionë dollarë, nga të cilat 190 milionë dollarë mungojnë në dogana e tatime, gjë që sipas tij tregojnë se korrupsioni e evazioni fiskal janë në nivele skandaloze.

‘Edi Rama ka dështuar plotësisht me ekonominë. Në fund të qeverisjes së tij kundër interesit publik, ai e ka thelluar gropën e vjedhjes, plaçkitjes dhe skamjes për qytetarët. As të dhënat zyrtare të sapopublikuara nuk e fshehin dot këtë. Për vitin 2019 mungojnë 260 milionë dollarë në arkën e shtetit. 190 milionë prej tyre mungojnë në dogana dhe tatime, treguesi më i qartë se korrupsioni dhe evazioni fiskal janë në nivele skandaloze. 260 milionë dollarë që i mungojnë arkës së shtetit nga vjedhja e qeverisë së Edi Ramës në çdo qelizë së saj, janë një shumë e përafërt me grantet e ofruara në Konferencën e Donatorëve.’ – shkruan Teliti.

Më tej, demokrati thekson se arsyet e kësaj grope financiare janë korrupsioni e paaftësia e qeverises ndërsa 260 milionë dollarët mund të përdoreshin për paga, pensione, spitale e shkolla.

‘Korrupsioni dhe paaftësia janë arsyeja pse këto 260 milionë dollarë nuk mblidhen dot dhe në vend që të shkojnë për rritje pagash, për rritje pensionesh, për shërbim më të mirë shëndetësor dhe shkolla më të mira, gllabërohen nga pushtetarë grabitqarë.Këta që na vjedhin me një dorë 260 milionë dollarë janë banda më e rrezikshme e KÇK-së.’ – mbyll statusin Teliti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *