Një senator brazilian u godit nga plumba gome pasi ai u përpoq të përdorte një buldozer për të shpërndarë policët ushtarakë që po protestonin për paga më të mira.
Ish-guvernatori i shtetit Ceara në brigjet verilindore të Brazilit dhe senatori aktual Cid Gomes u përballën me një demonstrim nga personeli i policisë ushtarake në qytetin e tij të lindjes Sobral. Sipas gazetës ‘O Globo’, oficerët protestues po kërkonin rritje të pagave, ndërsa Gomes u përpoq t’i ndalonte ata.
Politikani fillimisht u bërtiti oficerëve përmes një altoparlanti për t’u larguar. Pasi ata nuk pranuan, Gomes u ngjit në një buldozer dhe goditi një gardh që mbronte protestuesit me maskë të zezë. Videot nga skena tregojnë protestuesit që qëllojnë me plumba gome ndaj mjetit.
Dritaret e tij u copëtuan teksa në sfond u dëgjuan disa të shtëna. Më pas duket Gomes i përgjakur që largohet nga buldozeri dhe u shoqërua nga mbështetësit e tij.
Vëllai i senatorit, Ciro Gomes u tha gazetarëve se ai ishte goditur nga dy plumba gome. Vetë politikani konfirmoi më vonë në Tëitter se ishte shtruar në spital pa pësuar dëmtime të rrezikshme për jetën.